Milani do ta veshë fanellën e re të Puma në ndeshjen kundër Cagliarit më 2 gusht, pasi e prezantoi zyrtarisht fanellën për sezonin 2020-2021.
Alessio Romagnoli, Hakan Calhanoglu, Theo Hernandez dhe Zlatan Ibrahimovic e kanë prezantuar fanellën e re në një video zyrtare të publikuar nga Rossonerët.
Paraqitja e sulmuesit veteran në video ka nxitur spekulime se 38-vjeçari mund ta vazhdojë karrierën në San Siro.