Mehdi Taremi po i afrohet Milanit me hapa të mëdhenj. Kontaktet mes Moncada, Furlani dhe Porto, që nisën mbrëmjen e djeshme dhe vijuan mëngjesin e sotëm me videokonferencë, kanë qenë produktive.
Sulmuesi iranian i lindur në vitin 1992, i cili prej disa kohësh u ka thënë po kuqezinjve, është afër transferimit në Itali. Derisa të ketë firma nuk mund të flitet për tym të bardhë, por sipas asaj që mësohet nga Calciomercato ka një optimizëm të madh për mbylljen e marrëveshjes.
Milani ka paraqitur një ofertë zyrtare prej 15 milionë eurosh, pa bonuse, në momentin që klubet po diskutojnë disa detaje, përfshirë edhe mënyrën e pagesës.