Agjenti i Gianluigi Donnarummës, Mino Raiola ka fajësuar Milanin pasi portieri u bë objekt i vërshëllimave të tifozëve gjatë ndeshjes Itali-Spanjë në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.
22-vjeçari nuk u prit mirë në San Siro kur u kthye me kombëtaren italiane për ndeshjen ndaj Spanjës.
Donnarumma u vërshëllye nga tifozët e Milanit që ngrohja deri në fund të lojës, duke shkaktuar polemika në Itali.
Portieri ndjeu presionin në humbjen 2-1 të Italisë në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve kundër La Roja, duke ndezur një debat të pafund nëse tifozët e Rossonerëve duhet të kishin vërshëllyer apo jo Gigion gjatë ndeshjes me ekipin kombëtar.
Agjenti i Donnarummas, Mino Raiola ka folur për mediumin Il Corriere dello Sport duke e mbrojtur klientin e tij dhe çuditërisht goditi Milanin.
“Unë jam i neveritur për thashethemet ndaj Donnarummas dhe pyes veten pse Milani nuk ndërhyri në një farë mënyre pas atij baneri. Ajo që ndodhi në stadium është e trishtueshme, e çuditshme dhe e turpshme. Është e çuditshme që tifozët e Milanit synojnë Donnarumma, vetëm sepse ai bëri një zgjedhje të lirë. Është gjithashtu e çuditshme dhe zhgënjyese që Milani nuk u distancua nga kjo sjellje e papranueshme. Italia dukej keq para të gjithë botës, unë me të vërtetë e vlerësoj gjestin e Sergio Busquets, ai e kuptoi situatën dhe atë që Gigio po kalonte”, deklaroi Raiola për Il Corriere dello Sport.