Shfaqje autentike nga Lionel Messi në ndeshjen miqësore mes Argjentinës dhe Estonisë.

Fitorja 5-0 e Albicelestes është tërësisht e firmosur nga Pleshti, i cili hapi kërcimet në 9’ me një penallti, më pas shënoi dhe në 45’ duke u mbyllur kështu pjesa e parë. Në pjesën e dytë shënoi edhe në 47’, 71’ dhe 76’.

Stafetë mes Tucu Correa-s (titullar) dhe Dybala në 60’. Rreth tridhjetë minuta në fushë edhe për Lautaro Martinez.