Shqipëria ka mbyllur me barazim 0-0 ndeshjen miqësore ndaj Estonisë. Një sfidë që shihej si një eksperiment që do të shërbente për të zgjuar Shqipërinë pas disa paraqitjeve që linin për të dëshiruar, por që nuk ka funksionuar.

Kombëtarja ku aktivizoheshin shumë lojtarë të rinj apo që nuk kishin pasur minuta në ndeshjet zyrtare, ka lënë shumë për të dëshiruar me lojën e saj, duke treguar se kur bëhet fjalë për të krijuar aksione të rrezikshëm ka vështirësi shumë të mëdha.

Të vetmet gjuajtje në kuadrat të Shqipërisë në këtë ndeshje ishin dy goditje dënimi të Çekiçit, ndërsa Vrioni në pjesën e parë dhe Uzuni në të dytën kishin secili nga një mundësi për të çuar topin në rrjetë, pa gjetur kuadratin.

Shumë pak për një skuadër e cila pretendohet se ka një potencial të jashtëzakonshëm sidomos në repartin e avancuar dhe një tregues i qartë se diçka nuk po funksionon siç pritet nga ky grup i talentuar futbollistësh.

SHQIPËRI – ESTONI 0-0:

SHQIPËRIA: Selmani, Veseli, Mihaj, Bajrami, Hysaj, Hoxhallari, Çokaj, Ramadani, Çekiçi, Seferi, Vrioni.
Trajner: E. Reja

ESTONIA: Igonen, Kusk, Paskotsi, Luka, Pum, Sumets, Petson, Miller, Pari, Sorga, Zenjov.
Trajner: T. Haberli