Shqipëria vazhdon tashmë e pandalshme me entuziazmin e ndeshjeve pozitive radhazi. Kuqezinjtë kanë fituar sot edhe miqësoren ndaj Bullgarisë, duke konfirmuar formën e mirë që po kalojnë edhe pse me ndryshime të mëdha në formacionin që zbriti sot në fushën e lojës.
Ndonëse kishte bërë 6 ndryshime në formacion, ekipi fitoi me shifrat 2-0, falë golave të 2 prej lojtarëve të cilët Silvinjo sot i kishte hedhur nga minuta e parë pasi nuk kishin pasur shumë të tillë në dispozicion në ndeshjet e mëparshme. Laçi në pjesën e parë dhe Muçi në të dytën, finalizuan një dominim të dukshëm të Kombëtares shqiptare ndaj bullgarëve, të cilët rrallëherë u shfaqën rrezikshëm përballë Strakoshës.
SHQIPËRI – BULLGARI 2-0
41′ Laçi, 82′ Muçi