Kombëtarja shqiptare U-21 ka zhvilluar sot në Antalia të Turqisë miqësoren e parë ndaj Azerbajxhanit, duke fituar me rezultatin 2-1 dhe duke bërë një paraqitje të mirë.

Trajneri Alban Bushi hodhi në fushë këtë formacion titullar: Simon Simoni, Agan Mjaki, Paulo Buxhelaj, Elmando Gjini, Mario Mitaj, Behar Ismaili, Arda Kurtulan, Medon Berisha, Eljon Toçi, Adrion Pajaziti, Stiven Shpendi.

Pjesa e parë është dominuar nga djemtë kuqezi që me një ekip të orientua drejt sulmit me shumë raste të mira për shënim.

Rast i parë vjen nga këmbët e sulmuesit Stiven Shpendin me një goditje diagonale që u neutralizua nga portieri. Më pas është radha e kapitenit Medon Berisha të tentojë golin me një goditje nga distanca, por reagon mirë portieri azer. Në minutën e 39-të shënohet një tjetër rast flagrant kur Pajaziti godet fort me të djathtën brenda zonës, por është sërish portieri azer që bën mrekullinë.

Gjithsesi goli nuk vonon dhe në minutën e minutën e 43-të, Kurtulan avancon në qendër për ta kaluar topin në të majtë te Pajaziti dhe ky i fundit jep një asist të bukur për Shpendin brenda zonës. Këtë herë sulmuesi nuk falë dhe e dërgon topin në rrjetë duke kaluar Shqipërinë U-21 në avantazh. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e kuqezinjve.

Pjesa e dytë nis menjëherë me zhvillime teksa Azerbjxhani arrin të barazoi që në minutën e 46-të me golin ë shënuar nga sulmuesi Dzhamal Dzhafarov. Gjithsesi, kombëtarja kuqezi arrin të marrë situatën në kontroll dhe minutën e 51-të kalon sërish në avantazh me Pajazitin. Mesfushori merr një pasim të saktë të Kurtulan nga e djathta dhe godet saktë në qendër të zonës, duke tundur rrjetën. Pavarësisht avantazhit kuqezinjtë vazhdojnë të menaxhojnë mirë lojën, duke u shfaqur herë pas herë në anët e portës kundërshtare. Trajneri Bushi bën disa zëvendësime duke hedhur në fushën e lojës lojtari i Nikqi, Nerguti e Gjuzi për të freskuar skuadrën.

Pikërisht i sapofuturi në fushën e lojës Dijar Nikqi ka një rast të mirë, kur del vetëm me portierin dhe pasi e shmang godet portën, por mbrojtja azere largon rrezikun. Më pas është një tjetër i sapofutur në lojë Henrik Nerguti, që provon me një gjuajtje akrobatike pas këndores, por sërish portieri bllokon tentativën.

Minutat në vazhdim janë të balancuara me të dyja skuadrat që rrezikojnë dhe kanë disa raste pë shënim, por deri në fund rezultati nuk ndryshon dhe Shqiëpria U-21 arrin të fitojë me rezultatin 2-1 miqësoren e parë pas një prove të mirë ndaj një kundërshtari të fortë.

Sakaq, Kombëtarja e moshës U-21 do të vijojë përgatitjet në Antalia për miqësoren e dytë në program kundër Polonisë, që do të luhet më datë 27 mars.

Ndeshje miqësore:

Azerbajxhani U21 – Shqipëri U21 1-2
Dzhafarov 46’ / S. Shpendi 43’, Pajaziti 51’

Shqipëria: Simon Simoni, Agan Mjaki (Reild Kurti 84’), Paulo Buxhelaj (Marcelino Preka 76’), Elmando Gjini, Mario Mitaj, Behar Ismaili (Rejan Alivoda 76’), Arda Kurtulan (Ilir Gjuzi 62’), Medon Berisha (Henrik Nerguti 62’), Eljon Toçi (Renaldo Torraj 46’), Adrion Pajaziti (Ertigen Shehu 84’), Stiven Shpendi (Dijar Nikqi 62’).

Trajner: Alban Bushi