Sot (e enjte) është një ditë e veçantë për këngëtarët e njohur shqiptarë, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, pasi djali i tyre i vetëm, Duam, feston ditëlindjen e parë.

Me këtë rast, Miriam i ka dedikuar një këngë që mban titullin “Sa shumë të dua”.

“Gëzuar ditëlindjen tënde të parë dashuria ime. Këtë këngë të thjeshtë por të sinqertë mami e këndoi më shumë dashuri. Një dhuratë me tinguj zemre për ty. Të duam Duam”, ka shkruar Cani në një postim të ndarë në Instagram.

Tekstin e këngës e ka shkruar vet Albani, kurse ky i fundit është përkujdesur edhe për muzikën së bashku me Elgit Dodën.

Përveç Duam, Miriami dhe Albani janë prindër edhe të një vajze të quajtur, Amelia.