Luciano Moggi, ish-drejtori sportiv i Juventusit, ka folur për RadioBianconera për transferimin e mundshëm të Paulo Dybala te Interi. Fjalët e tij.

MOGGI – “Perisic shkoi te Tottenhami i Contes sepse pagat janë më të pasura dhe ata paguajnë më shumë në Premier League. Gjithsesi Interi do të kishte bërë çmos për të mos ia dhënë Juventusit. Nuk bën si ne, që po i dërgojmë Dybalanë. Ai bën pikërisht të kundërtën dhe mendoj se kjo është paksa produktive për t’i hequr më të mirët skuadrës që mund të jetë kundërshtari direkt në kampionatin e ardhshëm. Unë isha mësuar t’ia hiqja lojtarët më të mirë nga Interi. Tani nëse ia japim, bëhet problem”.