Është e vështirë, veçanërisht pas KO -së së mbrëmshme kundër Empolit, të imagjinohet Moise Kean si përforcimi i vetëm sulmues i Juventusit, i thirrur për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon.

Ndërkohë, megjithatë, bianconerët i shtojnë një shigjetë harkut të Massimiliano Allegri. Në mbrëmje vonë, sulmuesi italian i datëlindjes 2000 zbarkoi në Torino. Në mëngjes, Kean do t’i nënshtrohet procedurës klasike të ekzaminimeve mjekësore, para se të nënshkruajë kontratën e re me Zonjën e Vjetër.

Siç dihet, ky është një rikthim: i rritur bardhezi, Kean u largua nga Juventus dy sezone më parë, i shitur te Everton për 28 milionë euro.

Tani ai është kthyer në huazim dyvjeçar, me një detyrim blerjeje me kusht për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve në sezonin e dytë të marrëveshjes, për një shifër prej rreth 20 milionë eurosh.