Jose Mourinho e zëvendësoi një herë Mesut Ozil-in pas pjesës së parë… Por fanella e gjermanit u  shfaq gjithsesi në fushë në pjesën e dytë, e veshur nga Sergio Ramos.

Çfarë e shtyu mbrojtësin spanjoll ta bënte një gjë të tillë?

Në 2012-ën, Real Madrid ka luajtur kundër Deportivo-s dhe Ozil nuk ka shkëlqyer, me Mourinho-n që ka shpërthyer gjatë pushimit në dhomat e zhveshjes.

Mourinho: “Dua që t’i bësh ndërhyrjet si burrë”.

Sulmi ndaj Ozil ka qenë i papritur dhe ka shkaktuar zemërimin e gjermanit, i cili është kundërpërgjigjur:

“Nëse je kaq i madh, pse nuk shkon të luash vetë?”.

Ozil e grisi fanellën dhe e hodhi te këmbët e Mourinho-s. “Ja ku e ke. Vishe dhe futu në fushë”.

Ozil mendoi se gjithçka kishte mbaruar me aq, por nuk e kishte kuptuar se Mou nuk i lë gjërat të kalojnë dhe i tha atij: “Çfarë frikacaku… Çfarë do? Do shkosh të bësh flokët me shampo?”.

Në këtë moment, Ozil hoqi këpucët dhe u largua, por Mou kishte edhe diçka për t’i thënë. “TI NUK JE ZIDANE!”.

Portugezi e dinte se ajo ishte gjëja më e dhimbshme që mund t’i thoshte, sepse Zidane ishte idhulli i Ozil.

Gjermani u zëvendësua nga Kaka në pjesën e dytë. Sergio Ramos ishte një nga lojtarët që nuk e donte Mourinho-n dhe i tregoi trajnerit se në anën e kujt ishte. Ai mori fanellën e Ozil-it dhe e veshi.

Fanella me numrin 10 e gjermanit dukej qartë poshtë asaj me numrin 4 të Ramos. Spanjolli provoi të shënonte në mënyrë që të hiqte fanellën e tij dhe të tregonte atë të Ozil në shenjë mbështetjeje.

Por nuk ishte e nevojshme, sepse të gjithë mund ta shihnin qartë numrin e fantazistit poshtë atij të mbrojtësit.  

Ozil dhe Ramos lidhën një shoqëri të ngushtë te Real Madrid. 

Ozil: “Miku im më i mirë është Sergio Ramos, kam akoma kontakte me të. Për mendimin tim, ai është mbrojtësi më i mirë në botë”. 

Ramos nuk e fshehu pakënaqësinë e tij kur Ozil u larguar nga Madridi për të shkuar tek Arsenal-i.

Ramos: “Po të ishte për mua, ai do të ishte një nga të fundit që do të largohej. Shkonim shumë mirë bashkë. Është një lojtar unik dhe jam i mërzitur që është larguar”.

Për ironi të fatit, marrëdhënia mes Ozil dhe Mourinho nuk u prish përfundimisht.

Informacioni për Ramos-in që veshi fanellën e Ozil u zbulua në biografinë e gjermanit ku Jose Mourinhoka shkruar hyrjen.