Katia Aveiro, motra e Cristiano Ronaldos është nervozuar nga deklarata e Virgil van Dijkut se nuk e sheh portugezin si rival të vërtetë për Topin e Artë.
Mbrëmë është mbajtur ceremonia e trofeut më të madh individual për një futbollist në Paris, por që para saj kishte disa deklarata thumbuese. Mbrojtësi holandez kishte deklaruar se nuk e sheh 34-vjeçarin si rival në Topin e Artë, e që i menjëhershëm ka qenë reagimi i motrës së këtij të fundit.
“Tani, i dashur Virgil, atje ku po shkon, Cristiano Ronaldo ka shkuar dhe ka qenë me qindra herë. Ti e ke parë që Cristiano ka qenë kampion i trefishtë në ligën ku luan, madje ka qenë edhe golashënuesi më i mirë. Ai ka fituar edhe Topin e Artë, që t’i ende e kërkon dhe nuk ke arritur as ta prekësh.”, ka shkruar Katia Aveiro.
Cristiano Ronaldo nuk ishte i pranishëm në këtë ceremoni, pasi ai e dinte që nuk do të fitonte dhe kishte preferuar të shkonte në mbrëmjen gala për të marrë çmimin e lojtarit më të mirë në Serie A.