Mourinho ka deklaruar hapur dhe me ngulm se kërkon një sulmues si zëvendësues të Harry Kane dhe karakteristikat që ai kërkon përputhen me ato të sulmuesit Andrea Belotti (1993).

Drejtuesit e Tottenhamit e kanë kërkuar italianin në huazim me të drejtë blerjeje për 46 milionë stërlina (50 milionë euro) por drejtuesit e Torinos janë habitur nga kjo ofertë dhe janë përgjigjur që nëse e duan Belottin duhet të paguajë klauzolën prej 100 milionë eurosh (92 milionë stërlina).