Duke folur për karrierën e vet, trajneri i Tottenhamit Jose Mourinho e ka veçuar humbjen emocionale kundër Bayernit Munich si trajner i Real Madridit si çastin më pikëllues në karrierën e vet.
Humbja me penallti në Santiago Bernabeu kundër gjermanëve nënkuptoi se skuadra e Mourinhos atë botë u eliminua nga Liga e Kampionëve në fazën gjysmëfinale.
“Nëse më duhet ta zgjedh çastin më të keq, atëherë është eliminimi me Real Madridin nga Bjerni i Mynihut. Ne ishim ekipi më i mirë në Evropë, pa dyshim, e fituam La Ligën duke i thyer të gjitha rekordet për pikët dhe golat dhe jam i sigurt që finalen do ta kishim fituar. Për mua ishte mizor fakti se ne i zgjodhëm Cristiano Ronaldon, Kakan dhe Sergio Ramosin, ata janë vrasës nga penalltia dhe nuk i humbin ato kurrë, por i humbën, kjo më fundosi mua”, tregoi Mourinho në një intervistë me televizionin portugez Sic.