Roma dhe Jose Mourinho po planifikojnë sezonine transferimeve për këtë verë. Il Corriere dello Sport shkruan se Giallorossi ka filluar të identifikojë objektivat e mundshëm, duke filluar nga një trashëgimtar të mundshëm të Edin Dzekon (1985).

Sipas gazetës Mourinho ende nuk ka vendosur se nëse do të mbajë ish-kapitenin, i cili ka kaluar një sezon më ulje- ngritje nën drejtimin e Paulo Fonsecas. 35-vjeçari ka luajtur 257 ndeshje me Romën, duke kontribuar me 119 gola dhe 52 asistime.

Sipas kësaj gazete, Roma vazhdon të ndjekë kapitenin e Torinos, Andrea Belottin (1993) dhe sulmuesin e Paris Saint-Germain, Mauro Icardin (1993).  Ata do të zgjedhin njërin mes tyre.

 

Po ashtu raportohet se Roma do të bëjë me një lëvizje të mundshme edhe për portierin e Manchester United, David de Gea (1990). Mbetet të shihet nëse “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm ta lejojnë spanjollin që të largohet.

 

Tjetër emër që pretendohet është mesfushori 23-vjeçar i LOSC Lille, Renato Sanches (1997), i cili po shkëlqen këtë sezon.