Nuk kanë vonuar kundër përgjigjet e Mozzik dhe Don Xhon ndaj Sinan Vllasaliut.

Si duket, Mozzik nuk i ka mirëpritur komentet e Sinan Vllasaliut dhe e ka thumbuar atë pak me stil. Gjatë pjesëmarrjes së Sinanit, në emisionin ‘Glamour Zone’ në TV ORA, atij iu kërkua nga moderatorja Ester Bylyku që të vlerësonte me një notë këngën e Mozzik ‘Shko’.

Sinani e cilësoi e cilësoi atë si ‘turp i botës’, madje e pyetur moderatoren Ester Bylyku, nëse Mozzik ishte normal.

Kësaj deklarate së fundmi i është kundërpërgjigjur Mozzik, me anë të një komenti në rrjetin social Facebook, ku shkruan:

‘Faleminderit Axhi Sinan! Besën e Zotit e ki qe me m’fal Zoti djalë, n’synet t’tij ti ki me qenë këngëtari!’

Më ashpër ka reagur Don Xhoni pët rë cilin Sinal Vllasaliu tha që nuk i pëlqente mënyra se si këndonte

Me anë të një video live në Instagram ai është kundërgjigjur ashpër. Madje një deklaratë e tillë, e cila po bën xhiron e Tik Tok, është konsideruar nga fansat si kërcënim i hapur i Don Xhon, ndaj Sinan Vllasaliut.

‘Për Sinanin, kam patur respekt. Ai filloi të ofendojë, s’ka çfarë thotë ai për suksesin tim, se janë gjëra që shihen. Zotit Sinan i them: Kujdes me hundën, se ti e mbyt hundën, zotni! Kontrollo veten, dhe shiko çfarë po flet, se nuk bën me fol gjëra pa lidhje, i nderuar koleg. Se i ke disa vite, dhe duhet të bëhesh gjysh, duhet t`i gëzosh nipat, e ti flasësh për histori e për muzikë. E jo të fillosh të filozofosh’ –  shkruan Don Xhon.