Tomas Tuchel dhe Tomas Müller ishin projektuar nga kampi i Bajernit për të dhënë prononcimet e tyre përpara duelit në Champions. Müller në pozitën e kapiten nuk u shfaq, i cili u zëvendësua nga Benjamin Pavard. Ende nuk ka një njoftim se përse ndodhi kjo zhvendosje.

Pavard po përjeton formën më të mirë në Mynih, ndryshe nga pjesa tjetër e ekipit, e përkthyer me gola dhe temp të lartë në manovra me sferën nën këmbë. Transalpini u ndal në shanset përballë Manchester Cityt, Haalandit dhe pozicionit në fushë për duelin e kthimit në Champions.

KUALIFIKIMI- ”Pse jo, kemi parë në të kaluarën së përmbysje edhe më këto shifra mund të arrihen. Do të përpiqemi të shfrytëzojmë mundësinë. Grupi është gati dhe kjo është shenjë e mirë. Nuk dua ta mohoj se po përjetojmë ngjarje jo fort të këndshme, por aktivizimi përpara tifozërisë mund të rrisë dozat e lojës sonë. Bëjmë gjithçka jo vetëm për fitore, shpresoj të kemi edhe fatin me vete”, – u shpreh mbrojtësi.

NDALJA E HAALANDIT- ”Erling është futbollist i madh dhe e demonstron çdo javë në Angli se çfarë është i aftë të bëjë sa herë që ndodhet përpara kuadratit mik. Mund ta cilësoj si një nga 9-shit më të mirë në botë. Ndonëse fokusi ynë s’është vetëm ai, Manchester City ka futbollistë të paparashikueshëm nga krahët apo mesfusha që godasin rrezikshëm”, deklaroi francezi.

POZICIONI NDAJ MANCHESTER CITYT- ”Përgatitem për çdo sfidë si qendrësmbrojtës apo mbrojtës i djathtë. Nuk e di se çfarë roli do të mbuloj saktësisht mbrëmjen e sotme. Trajneri do ta japë fjalën e fundit, e mbështetur edhe në planin taktik që ai kërkon të aplikojë”, – e mbylli prononcimin 27- vjeçari.

Ditën e djeshme goli i Pavardit u shpall goli më i bukur i muajt mars nga tifozët e klubit kundër Augsburgut.