Napoli kërkoi në Brazil për të gjetur një zëvendësues për Kim, i cili u transferua në Bayern Munich.
Sipas Sky, praktikisht është bërë marrëveshja për Natan Bernardo de Souza i njohur si Natan, qendërmbrojtësin e lindur në vitin 2001 që luan për Bragantino, një klub brazilian i grupit Red Bull, mbi bazën e 10-11 milionë euro plus bonuse.
Napoli do të përpiqet ta sjellë për testet mjekësore të dielën në mënyrë që t’i bashkohet menjëherë pas kampit stërvitor blu.
Natan, luan me këmbë të majtë dhe me fizik të madh 1.88 m i gjatë, mund të performojë mirë edhe si mbrojtës i krahut të majtë.
Pavarësisht 22 viteve të tij, ai tashmë ka 123 paraqitje në kampionat dhe kupë në Brazil me Bragantinon ku ka shënuar edhe 4 gola.
Paraqitjet e tij të forta kishin tërhequr interes nga disa klube evropiane.