Napoli ka arritur të shënojë fitore ndaj Interit në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Italisë me rezultat 1-0.
Në ndeshjen e parë gjysmëfinale, Napoli u tregua cinik duke marr një fitore që do t’i ndihmojë shumë për ndeshjen kthyese që zhvillohet me 5 mars.

Zikaltërit luajtën më mirë, por Dries Mertens rrezikoi i pari në këtë ndeshje në minutën e 11-të, ndërsa Interi u kundërpërgjigj me një rast nga Lautaro Martinez pak minuta më vonë.

Rastin më të mirë në pjesë e parë e kishte Pietor Zielinski, por pa sukses.
Goli i vetëm në ndeshje u shënua nga spanjolli Fabian Ruiz në minutën e 57-të.

Interi provoi të bëjë diçka kah fundi i ndeshjes, por nuk kishte sukses.
Me këtë fitore Napoli bën hap të madh drejt finales, pasi ndeshjen kthyese e zhvillon në terren të vetë.