Boston Celtics ka bërë fitoren e parë në finalen e Konferencës së Lindjes në NBA duke triumfuar në ndeshjen e tretë ndaj Miami Heat me 11 pikë diferencë 117:106.
Ka qenë një ndeshje e barabartë me shumë rikthime në rezultat, por në fund Boston tregoi më shumë dëshirë për fitore dhe e morri atë duke ngushtuar diferencën në 2-1.
Jaylen Brown ishte basketbollisti më efikas në këtë sfidë me 26 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime.
Me lojë të mirë u dalluan edhe dyshja Jayson Tatum që shtoi 25 pikë, 15 kërcime e tetë asistime si dhe Kemba Walker që e mbylli takimin me 21 pikë.
Qendra Bam Adebayo ishte më efikasi tek Heat me 27 pikë e 16 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitoren.
Ndeshja e katërt finale e konferencës së lindjes mes Heat dhe Boston zhvillohet të mërkurën pas mesnatës.
Los Angeles Lakers ka arritur të marrë një fitore të mundimshme përballë Denver Nuggetsit me rezultat 105-103 në kuadër të gjysmëfinales së play-offit në NBA.
Anthony Davis dhe LeBron James ishin më të mirët te Lakers, duke shënuar 31 pikë, respektivisht me 26 sosh.
Vendasit arritën në fund që të marrin një fitore të vështirë ndaj Denverit duke e çuar në 2-0 serinë ndaj tyre, mirëpo ju duhen edhe dy triumfe për të kaluar në finale.