Dy skuadrat më të mira në NBA deri më tani, Milwaukee Bucks dhe Los Angeles Lakers janë ndeshur në Fiserv Forum të Milwaukeet dhe fitorja i ka takuar skuadrës vendase Bucks që ka mposhtur Lakers 111:104.

Giannis Antetokounmpo ishte fantastik për vendasit në këtë sfidë duke shënuar 34 pikë, ndersa Hill kontribuoi me 21 pikë dhe  Kris Middleton shtoi 15 të tjera. Anthony Davis shënoi 36 pikë dhe LeBron James 21 pikë, por që nuk i mjaftuan Lakers për fitore.

Rezultatet e plota:

  • Atlanta Hawks – Utah Jazz 106:111
  • Milwaukee Bucks – LA Lakers 111:104
  • San Antonio Spurs – Brooklyn Nets 118:105
  • LA Clippers – Houston Rockets 117:122