Nuk ndalet marshimi i Boston, që mbetet ekipi më i mirë në NBA këtë sezon. skuadra e Celtics fitoi sot 134-121 ndaj Miami, në një sfidë mes dy ekipesh rivale në Lindje. Edhe pse të gjithë titullarët e Miami realizuan mbi 10 pikë, kjo s’mjaftoi për të fituar. Për Boston u dallua Tatum me 49 pikë e 11 rebound.

Fitore të rëndësishme korri skuadra e Milwaukee, që mundi 109-103 New York, ndeshje ku u dallua Antetokounmpo me 37 pikë e 13 rebound. Rikthehet te fitorja skuadra e Lakers, që mposhti 128-109 Portland, sfidë ku diferenën e bëri treshja James-Davis-Reaves, që së bashku realizuan 80 pikë.

Phoenix vijon të dominojë në Perëndim, duke mundur sot 132-113 Chicago. Shkëlqeu i zakonshmi Booker, autor i 51 pikëve. skuadra e Utah Jazz, falë 33 pikëve të Clarekson, mundi 125-112 rivalët e Clippers, ndërsa Denver mundi 120-100 Houston, me Murray Protagonist, autor i 26 pikëve.

Rezultatet e natës:

  • Cleveland – Philadelphia, 113-85
  • Orlando – Atlanta, 108-125
  • Boston – Miami, 134-121
  • Brooklyn – Washington, 113-107
  • New York – Milwaukee, 103-109
  • Minnesota – Memphis, 109-101
  • New Orleans – Toronto, 126-108
  • Oklahoma – San Antonio, 119-111
  • Denver – Houston, 120-100
  • Phoenix – Chicago, 132-113
  • Utah Jazz – Clippers, 125-112
  • Sacramento – Indiana, 137-114
  • Lakers – Portland, 128-109