Cleveland Cavaliers po vazhdojnë shkëlqimin, teksa kanë marrë fitoren e tetë radhazi në NBA. Skuadra e udhëhequr nga trajneri John-Blair Bickerstaff ka pësuar humbje në ndeshjen e parë, derisa më nuk di për disfatë duke marrë tetë fitore të njëpasnjëshme. Lakers ishte ‘viktima’ e radhës për Cavs që triumfuan në Staples Center me 14 pikë diferencë 100:114

Donovan Mitchell ishte fantastik për mysafirët pasi e mbylli ndeshjen me 33 pikë, pesë kërcime e dy asistime. Me lojë të mirë te Cavs u dalluan edhe Darius Garland me 24 pikë e shtatë asistime, derisa Jarrent Allen shtoi 16 të tjera dhe 12 kërcime.

LeBron James si gjithmonë ishte më i miri te Lakers me 27 pikë, derisa Anthony Davis e Russell Westbrook shtuan nga 19 të tjera, por që ishin të pamjaftueshme për fitore.

Cavs mbeten në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes me bilanc 8-1, derisa Lakers janë në vendin e parafundit në perëndim me vetëm dy fitore e shtatë humbje.

Ja rezultatet e plota të natës së kaluar:

  • TORONTO RAPTORS – CHICAGO BULLS 113-104
  • MEMPHIS GRIZZLIES – WASHINGTON WIZARDS 103-97
  • A. CLIPPERS – UTAH JAZZ 102-110
  • LOS ANGELES LAKERS – CLEVELAND CAVALIERS 100-114