Kampioni në fuqi i NBA ka marrë fitoren e tetë radhazi dhe të 14-tën në përgjithësi këtë edicion.

Në Fiserv Forum, Bucks kanë mposhtur Charlotte Hornets me dy pikë diferencë 127:125.

Mysafirët patën epërsi të theksuar deri në 18 pikë në tre çerekët e parë, por në finish Bucks u treguan më vendimtar për ta marrë fitoren.

Giannis Antetokounmpo me 40 pikë, 12 kërcime e nëntë asistime ishte më meritori për fitoren e vendasve.

Ndërkohë me lojë të mirë u dalluan edhe Khris Middleton me 21 pikë si dhe Allen që shtoi 16 të tjera.

LaMelo Ball ishte basketbollisti më efikas te mysafirët me 36 pikë e nëntë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Rezultatet:

  • Indiana Pacers – Atlanta Hawks 111:114
  • Orlando Magic – Denver Nuggets 108:103
  • Washington Wizards – Minnesota Timberwolves 115:107
  • Boston Celtics – Philadelphia 76ers 88:87
  • Miami Heat – Cleveland Cavaliers 85:111
  • Milwaukee Bucks – Charlotte Hornets 127:125
  • New Orleans Pelicans – Dallas Mavericks 107:139
  • Oklahoma City Thunder – Houston Rockets 110:114
  • LA Clippers – Sacramento Kings 115:124