Chicago Bulls ka shkaktuar befasinë e mbrëmjes në NBA ku ka arritur që ta mposht njërin nga ekipet favorite për titullin e kampionit, Los Angeles Clippers.
Zach LaVine ishte vendimtar në këtë fitore me 31 pikë.
Për Bulls kjo ishte fitorja e 10-të këtë kampionat teksa kanë pësuar edhe 18 humbje, ndërsa Clippers ka bilanc prej 20 fitoreve e tetë disfatave.
Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Toronto Raptors me tetë pikë diferencë 110 :102 ndaj Brooklyn Nets.
Pascal Siakam ishte basketbollisti më efikas me 30 pikë.
Rezultatet e plota:
Toronto – Brooklyn 110:102
Chicago – LA Clippers 109:106
Memphis – Washington 128:111
Dallas – Miami 118:122
Milwaukee – Cleveland 125:108
Denver – Oklahoma 110:102
Houston – Detroit 107:115