Ka përfunduar një tjetër round i  NBA-së, me disa skuadra që arritën të fitonin me shumë vështirësi..

Los Angeles Lakers më në fund është rikthyer te fitorja, pasi arriti të triumfonte në shtëpi ndaj Detroit Pistons, 121-116.

Me vetëm gjashtë pikë diferencë, fitore ka marrë edhe Chicago Bulls që triumfuan si mysafir i New York Knicks, 109-103.

Fitore më bindëse mori Phoenix Suns që triumfoi në udhëtim te Denver Nuggets me rezultat 126-97.

Në këtë round, triumf bindës mori edhe Golden State Warriors ndaj Toronto Raptor me shifrat 119-104.

Në anën tjetër, fitore tejet të vështirë ka marrë Los Angeles Clippers ndaj Dallas Mavericks, me rezultat 97-91.