Një mbrëmje e pasur me ndeshje në NBA, ku spektakli si gjithmonë ishte i garantuar.
Dominim absolut i San Antonio Spurs në shtëpinë e Memphis Grizzlies, me skuadrën teksane që fitoi me 30 pikë diferencën, 145-115.
Rivalitet i madh në përballjen mes Indiana Pacers dhe Toronto Raptors në “Bankers Life Fieldhouse” të Indianapolisit, ku kampionët në fuqi të NBA u dorëzuan vetëm pas kohës shtesë me rezultatin 120-115.
Një gjuajtje e saktë e Jamal Murray për tri pikë në sekondat e fundit të takimit i dha fitoren e shtatë radhazi Denverit si dhe vendin e dytë në Konferencën e Perëndimin ku Nuggets iu triumfuan 113-111 ndaj Phoenix Suns.
Duke qëndruar në Perëndim, shënuan sukses edhe Houston Rockets, që kaluan 113-104 Sacramento Kings me 34 pikë të James Harden dhe 28 të Russell Westbrook.
Rezultatet e plota:
- Cleveland Cavaliers – Atlanta Hawks 121-118
- Detroit Pistons – Philadelphia 76ers 109-125
- Indiana Pacers – Toronto Raptors 120-115 d.t.s
- New York Knicks – Washington Wizards 115-121
- Orlando Magic – Chicago Bulls 103-95
- Miami Heat – Utah Jazz 107-104
- Memphis Grizzlies – San Antonio Spurs 115-145
- Phoenix Suns – Denver Nuggets 111-113
- Portland Trail Blazers – New Orleans Pelicans 94-102
- Sacramento Kings – Houston Rockets 104-113
- Golden State Warriors – Minnesota Timberwolves 113-104