Skuadra kampione e Golden State vijon të zhgënjejë jashtë fushe, teksa u mund edhe sot 125-119 nga Indiana. Stephen Curry ishte lider në fushë për miqtë, autor i 38 pikëve, por që s’mjaftuan për të fituar. Për Indiana u dalluan Huliburton me 29 pikë e Mathurin me 24.

Denver i afrohet kreut në Perëndim pas fitores 141-128 ndaj Washington, sfidë ku vendasit domimuan falë 43 pikëve e 14 rebound të Nikola Jokic. Fitore të vështirë korri skuadra e Miami, që mundi në fund 110-108 Oklahoma, me Herro protagonist, autor i 35 pikëve.

Zhgënjen edhe Chicago, që u mund 128-120 nga New York, me dyshen Randle-Brunson protagonistë për miqtë, që së bashku realizuan 61 pikë. Për Dallas nuk mjaftuan 30 pikët e Luka Doncic për të evituar humbjen, 105-90 ndaj Cleveland (Mitchell 34 pikë për miqtë).

NBA – Rezultatet e natës:

Charlotte – Detroit, 134-141

Indiana – Golden State, 125-119

Orlando – Atlanta, 135-124

Chicago – New York, 120-128

Toronto – Sacramento, 123-124

Oklahoma – Miami, 108-110

San Antonio – Portland, 112-128

Dallas – Cleveland, 90-105

Denver – Washington, 141-128

Clippers – Minnesota, 99-88