Ka përfunduar një tjetër xhiro në NBA, me disa nga skuadrat që hasin në vështirësi deri tek triumfi.

Golden State Warriors pësuan humbje me vetëm katër pikë diferencë si mysafir i Charlotte Hornets, 106-102.

Humbje në këtë rreth pësoi edhe Los Angeles Clippers që u mposht në shtëpi ndaj Chicago Bulls, me rezultat 100-90.

Triumf spektakolar mori Denver Nuggets ndaj Portland Trail Blazers me shifrat 124-95.

Los Angeles Lakers ia dolën me mjaft vështirësi të fitojnë ndaj San Antonio Spurs me rezultat 114-106.

Një fitore më bindëse e mori Atlanta Hawks ndaj Milwauke Bucks me rezultat 120-100, e triumf edhe më të thellë mori Phoenix Suns ndaj Houston Rockets, 115-89.

Fitore të lehtë mori edhe Brooklyn Nets ndaj Oklahoma City Thunder me shifrat 120-96.