Los Angeles Lakers kanë triumfuar ndaj Miami Heat me rezultat 116-98 në ndeshjen e parë finale në NBA të zhvilluar në AdventHealth Arena të Orlandos.

Ekipi nga Los Angeles ka arritur të tregojë forcën e tyre në pjesën e parë, edhe pse çereku i parë ishte shumë i baraspeshuar duke u mbyllur me rezultat 31-28.

Në çerekun e dytë, Lakers treguar krejtësisht tjetër fytyrë duke fituar thellë 34-20 dhe duke shkuar në pushim me epërsi 65-48.

Fillimi i pjesës së dytë apo çereku i tretë ishte vendimtar në fitoren e Lakers, të cilët u treguan përsëri arrë e fortë për Heat.

Lakers në këtë çerek fituan me rezultat 28-19, duke e quar rezultatin e përgjithshëm në 83-67.

Në periodën e fundit, Heat arritën të kthehen në lojë duke triumfuar 31-23, por kjo nuk i mjaftoi pasi në fund u mposhtën 116-98.

Më të dalluarit te Lakers në këtë ndeshje ishin Anthony Davis me 35 pikë e 9 kërcime dhe Lebron James me 25 pikë 13 kërcime e 9 asistime, ndërsa te Miami më i miri ishte Jimmy Butler me 23 pikë e 5 asistime.

Ndeshja e dytë finale pritet të zhvillohet të premten mbrëma në arenën e njëjtë në Orlando.