Los Angeles Lakers e ka thelluar epërsinë ndaj Miami Heat në përballjen e katërt që u zhvillua në orët e para të ditës së sotme (e mërkurë).

Lakers fituan me rezultat 102 – 96, që i bije se ata tashmë kanë 3 fitore, me Heat që ka vetëm 1.

LeBron James ishte sërish ylli i kësaj mbrëmje dhe janë vetëm një fitore larg triumfit të madh në NBA.

Ylli i Lakers arriti të realizojë double-double prej 28 pikësh dhe 12 kërcime dhe 8 asiste.

Paraqitje solide pati edhe Anthony Davis, i cili realizoi 22 pikë, 9 kërcime dhe 4asiste.

Jimmy Butler e mbylli ndeshjen me double-double (22 pikë, 10 kërcime dhe 9 asiste), por pa mundur të bëjë diçka më shumë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu