Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret pas humbjes nga Phoenix Suns dy ditë më parë.

Skuadra nga Kalifornia ka arritur të mposhtë për herë të dytë këtë edicion San Antonio Spurs, por kësaj radhe në AT&T Center.
Lakers ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe në epërsi e cila shkoi deri në +18, por në fund rezultati ishte 94:105 në të mirë të tyre. Anthony Davis ishte më efikasi në këtë sfidë ku e mbylli duelin me 25 pikë, 15 kërcime e katër asistime. Me lojë të mirë u dallua edhe i rikthyeri nga lëndimi LeBron James që shtoi 21 pikë, tetë kërcime e pesë asistime. Në anën tjetër për vendasit më i dalluari ishte Tre Jones me 19 pikë, derisa Vassell shtoi 18 të tjera, por që nuk mjaftuan për fitore.

Milwaukee dhe Boston fitojnë kundër Cleveland dhe Sacramento, duke rritur epërsinë në Lindje. Fiton gjithashtu Golden State duke kaluar Jutah, ndërsa Brooklyn bie në fund ndaj Indianës. Young dhe Murray shënojnë 83 pikë së bashku për Atlantën, por humbasin në Houston, Portland kalon Nju Jorkun pas një shtesë me 82 pikë nga Grant dhe Simons.

Ja rezultatet e plota të 14 ndeshjeve të natës:

CHARLOTTE HORNETS-MINNESOTA TIMBERWOLVES 110-108

MILWAUKEE BUCKS-CLEVELAND CAVALIERS 117-102

BOSTON CELTICS-SACRAMENTO KINGS 122-104

ORLANDO MAGIC-PHILADELPHIA 76ERS 99-107

NEW YORK KNICKS-PORTLAND TRAIL BLAZERS 129-132 k.sht.

INDIANA PACERS-BROOKLYN NETS 128-117

MIAMI HEAT-WASHINGTON WIZARDS 110-107

HOUSTON ROCKETS-ATLANTA HAWKS 128-122

MEMPHIS GRIZZLIES-NEW ORLEANS PELICANS 132-111

OKLAHOMA CITY THUNDER-CHICAGO BULLS 123-119 k.sht.

SAN ANTONIO SPURS-LOS ANGELES LAKERS 94-105

PHOENIX SUNS-DETROIT PISTONS 108-102

GOLDEN STATE WARRIORS-UTAH JAZZ 129-118

L.A. CLIPPERS-DENVER NUGGETS 104-114