Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret në NBA pas disfatës një ditë më parë nga Memphis Grizzlies.

Në Paycom Center të Oklahomas, Lakers kanë triumfuar në udhëtim ndaj Thunder me 21 pikë diferencë 95:116. Që nga çereku i parë Lakers krijuan epërsinë dhe deri në fund të takimit arritën ta menaxhonin mjaftë mirë.

Kjo ishte hera e tretë këtë edicion që dy skuadrat e zhvillojnë mes vete, derisa fitorja e parë për Lakers ndaj Thunder.

LeBron James ishte më meritori për fitoren e skuadrës nga Kalifornia me 33 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime. Me lojë të mirë u dallua edhe Avery Breadley me 22 pikë, derisa me pikë dyshifrore e mbyllën ndeshjen edhe Reaves (13) dhe Horton-Tucker.

Në takimet e tjera fitojnë Milwaukee Charlotte, Indiana, Cleveland, Toronto, New Orleans dhe Phoenix.

Ja rezultatet e plota të natës:

  • OKLAHOMA CITY THUNDER-LOS ANGELES LAKERS 95-116
  • HOUSTON ROCKETS-MILWAUKEE BUCKS 114-123
  • ATLANTA HAWKS-BROOKLYN NETS 105-103
  • CHARLOTTE HORNETS-SACRAMENTO KINGS 124-123
  • INDIANA PACERS-DALLAS MAVERICKS 106-93
  • MINNESOTA TIMBERWOLVES-CLEVELAND CAVALIERS 106-123
  • TORONTO RAPTORS-NEW YORK KNICKS 90-87