Është dashur të kalojnë plot gjashtë ndeshje për të ardhur fitorja e parë në sezonin e ri për Los Angeles Lakers në NBA. Gjiganti amerikan i basketbollit ka marrë fitoren e parë, pasi në Crypto Arena para adhuruesve të vet ka mposhtur Denver Nuggets me 11 pikë diferencë 121:110. Ka qenë një ndeshje shumë interesante ku në shprehje erdhi loja fantastike e dy yjeve vendas LeBron James e Anthony Davis të cilët së bashku shënuan 49 pikë. James e mbylli ndeshjen me 26 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime, derisa Davis shtoi 23 pikë të tjera e 15 kërcime. Me pikë dyshifrore te Lakers e mbyllen ndeshjen edhe Rusell Westbrook 18 pikë, tetë kërcime e tetë asistime, Walker (18) dhe Reaves që shtoi 10 të tjera. Te skuadra mysafire më të mirët në parket ishin Nikola Jokic me 23 pikë dhe Jamal Murray që shtoi 21 të tjera, por që ishij të pamjaftueshme për fitore.Pas kësaj fitore Lakers do t’i ketë edhe tre ndeshje të tjera para adhuruesve të tyre ndaj New Orleans Pelicans, Utah Jazz dhe Cleveland Cavaliers.

Ndërkohë befasia e mbrëmjes erdhi nga palestra Little Caesars Arena në Detroit. Detroit Pistons befasuan kampionin në fuqi të NBA, Golden State duke e mposhtur me 14 pikë diferencë 128:114.

Ja rezultatet e plota të natës:

  • BOSTON CELTICS – WASHINGTON WIZARDS 112-94:
  • DALLAS MAVERICKS – ORLANDO MAGIC 114-105:
  • CLEVELAND CAVALIERS – NEW YORK KNICKS 121-108:
  • L.A. CLIPPERS – NEW ORLEANS PELICANS 91-112:
  • DETROIT PISTONS – GOLDEN STATE WARRIORS 128-114:
  • SAN ANTONIO SPURS – MINNESOTA TIMBERWOLVES 107-98:
  • PHOENIX SUNS – HOUSTON ROCKETS 124-109:
  • LOS ANGELES LAKERS – DENVER NUGGETS 121-110: