Skuadra kampione e Golden State u mund 118-106 nga Philadelphia, sfidë ku për miqtë u ndje mungesa e Stephen Curry, i dëmtuar. Joel Embiid me 34 pikë e Harden me 27 bënë diferencën në parket. Lakers rikthehen te fitorja, duke mundur 126-108 Denver, sfidë ku protagonist ishte LeBron James, autor i 30 pikëve (58 pikë erdhën nga stoli).

Pavarësisht humbjes 117-109 në fushën e tij ndaj Orlando, skuadra e Boston ruan kreun e renditjes në Lindje. Wagner me 25 pikë e Banchero me 20 u dalluan për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Tatum e 26 të Brown, që nuk u mbështetën sa duhet nga skuadra. Cleveland, falë 41 pikëve të Donovan Mitchell mundi 118-112 Indiana.

Fitorja e pestë radhazi për Brooklyn, që ngjit shkallët e renditjes. Nets mundën 119-116 Toronto jashtë fushe, me Irving protagonist, autor i 32 pikëve, ndërsa Durant realizoi 28 pikë. Fitore të lehtë korri Dallas, që mundi 130-110 Portland, sfidë ku u dallua Luka Doncic, me 33 pikë. Zhgënjen Chicago, që u mund 114-91 në fushen e tij nga New York (Barrett 27 pikë).

NBA – Rezultatet e natës:

  • Charlotte – Atlanta, 106-125
  • Detroit – Sacramento, 113-122
  • Boston – Orlando, 109-117
  • Cleveland – Indiana, 118-112
  • Philadelphia – Golden State, 118-106
  • Toronto – Brooklyn, 116-119
  • Chicago – New York, 91-114
  • Oklahoma – Minnesota, 110-112
  • Dallas – Portland, 130-110
  • Lakers – Denver, 126-108