Milwaukee Bucks kanë vazhduar dominimin në elitën e basketbollit amerikan NBA duke mposhtur me 47 pikë diferencë Oklahoma City Thunder me rezultat 133:86.

Giannis Antetokounmpo ishte më efikasi si gjithnjë për vendasit me 32 pikë, ndërsa tek mysafirët basketbollisti më i mirë në parket ishte Chris Paul me 18 pikë, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës nuk ishin në natën e tyre më të mirë.

Milwaukee vazhdon të mbetet në vendin e parë në lindje me 51 fitore e8 humbje, teksa OKC është e 6-ta në Konferencën e Perëndimit me 37 fitore e 23 disfata.

Rezultatet e plota:

  • Orlando Magic – Minnesotta Timberwolves 136:125
  • Atlanta Hawks – Brooklyn Nets 141:118
  • Toronto Raptors – Charlotte Hornets 96:99
  • Memphis Grizzlies – Sacramento Kings 101:104
  • Milwaukee Bucks – Oklahoma City Thunder 133:86
  • Miami Heat – Dallas Mavericks 126:118
  • New Orleans Pelicans – Cleveland Cavaliers 116:104
  • Phoenix Suns – Detroit Pistons 111:113
  • Utah Jazz – Washington Wizards 129:119
  • LA Clippers – Denver Nuggets 132:103