Milwaukee fitoi 128-111 ndaj kampionëve të Golden State, duke konsoliduar vendin e dytë në Konferencën e Lindjes. Ndeshje e dominuar nga Bucks, ku u dallua Antetokounmpo me 30 pikë e 12 rebound, mbështetur edhe nga Portis me 25 pikë e 11 rebound.
Boston rikthehet te fitorja, duke mundur 122-118 Lakers pas kohës shtesë, në një përballje të ekuilibruar deri në fund. Tatum me 44 pikë ishte lider në fushë për Celtics, më i miri në parket, duke i bërë të pavlefshme 37 pikët e Davis dhe 33 të LeBron.
Vijon kriza e Phoenix, që pëson humbjen e pestë radhazi dhe humbet terren në renditje. Suns u mundën 111-97 nga Houston (Green 26 pikë). Philadelphia, falë 31 pikëve të Joel Embiid mundi 123-103 Sacramento, ndërsa Uah Jazz mposhti 121-100 Neë Orleans (Beasley 21 pikë).
NBA – Rezultatet e natës:
Philadelphia – Sacramento, 123-103
Milwaukee – Golden State, 128-111
Houston – Phoenix, 111-97
Utah Jazz – New Orleans, 121-100
Lakers – Boston, 118-122