Fund i çmendur në Portland, ku Lillard fillimisht shënon trepikëshin e parakalimit për Portland 8.8 sekonda nga sirena (autor i 40 pikëve, 12 asistimeve dhe 9/17 nga distanca), ndërsa më pas surprizë sërish nga super koshi nga harku i Jamal Murray që i jep fitoren Denverit 9/10 e sekondës nga fundi. Denveri rikthehet te fitorja pas 3 humbjeve.

Heat gjithashtu buzëqeshin dhe të udhëhequr nga Adebayo (31 pikë) dhe Butler (26) mundën Clippers pa Kawhi Leonard.

San Antonio fiton derbin Teksan me Houston dhe thyen serinë e 11 nokauteve radhazi.

Ja rezultatet e plota të natës:

MIAMI HEAT – L.A. CLIPPERS 115-110

SAN ANTONIO SPURS – HOUSTON ROCKETS 118-109

PORTLAND TRAIL BLAZERS – DENVER NUGGETS 120-121