Philadelphia 76ers është rikthyer te fitoret pas tre humbjeve radhazi në NBA. Në Wells Fargo Center, 76ers kanë marrë një fitore të madhe ndaj Los Angeles Lakers, por vetëm pas vazhdimeve me rezultat 133:122.

Epërsia e vendasve në çerekun e katërt shkoi edhe në plus 18 pikë, por mysafirët u rikthyen në lojë dhe barazuan për tu vendosur fituesi vetëm pas kohës shtesë.

Më meritori për fitoren e 76ers ishte padyshim qendra Joel Embiid që pati paraqitje të jashtëzakonshme me 38 pikë, 12 kërcime e pesë asistime. Me lojë të mirë tek vendasit u dalluan edhe Melton me 33 pikë si dhe James Harden që shtoi 28 të tjera dhe 12 asistime.

Anthony Davis me 31 pikë e 12 kërcime ishte më efikasi te Lakers, por që në fund nuk mjaftuan për fitoren.

Në ndeshjet e tjera fitojnë edhe Brooklyn Nets, Milwaukee Bucks dhe New York Knicks.

Ja rezultatet e plota të natës:

CHARLOTTE HORNETS – NEW YORK KNICKS 102-121

INDIANA PACERS – WASHINGTON WIZARDS 121-111

ORLANDO MAGIC – TORONTO RAPTORS 113-109

BROOKLYN NETS – ATLANTA HAWKS 120-116

CLEVELAND CAVALIERS – SACRAMENTO KINGS 95-106

PHILADELPHIA 76ERS – LOS ANGELES LAKERS 133-122 k.sht.

MEMPHIS GRIZZLIES – DETROIT PISTONS 114-103

NEW ORLEANS PELICANS – PHOENIX SUNS 128-117

UTAH JAZZ – MINNESOTA TIMBERWOLVES 108-118

DALLAS MAVERICKS – MILWAUKEE BUCKS 105-106