Bota e futbollit mban zi, pasi nga jeta është ndarë në moshën 75-vjeçare një ndër sulmuesit më të mëdhenj të historisë së futbollit, “Der Bomber”, Gerd Muller.

Ish-sulmuesi legjendar i Bayern Munchen dhe Gjermanisë vuante nga demenca dhe kohët e fundit jetonte në një shtëpi të përshtatur për gjendjen e tij të rënduar.

Prej muajsh ai qëndronte në shtrat, derisa mbylli sytë përgjithmonë këtë të diel.

Klubi gjerman ka publikuar lajmin e hidhur, pasi ai ka qenë një nga lojtarët më të mirë në histori.

Gerd ka lindur më 3 nëntor 1945 në Mynih dhe konsiderohet qendërsulmuesi më i madh gjerman në histori.  Me Gjermaninë Perëndimore ai ishte kampion evrope në 1972 dhe kampion bote në 1974, duke shënuar golat vendimtar në të dyja finalet.

Me Bayern Munich, ekipi i të cilit është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, ai fitoi 4 kampionate gjermanë, 4 kupa kombëtare, 1 Kupë fituesish të Kupave, 3 Kupa Evropiane (radhazi, nga ’74 në 76) dhe një Kupë Intercontinental.

Në palmaresin e tij gjithashtu ka një Top të Artë (1970) dhe dy Këpucë të Artë (1970 dhe 1972).  Në 788 ndeshje, ai bëri bukurinë e 730 golave.

Ai filloi karrierën e tij në ekipin e të rinjve të ekipit të tij të lindjes, Nördlingen, para se të transferohej në Bayern në ’64 për të qëndruar atje deri në ’79.

Ai e mbylli karrierën e tij në SHBA duke veshur fanellën e Nasl Fort Lauderdale Strikers.