AGJERIM NE KOHE KOVIDI…
Për herë të dytë në historinë e islamit, Muaji i Ramazanit do të agjerohet në kohë pandemie. Hera e parë i takon vitit të largët 1513 kur ra murtaja dhe tani në 2020, besimtarët musliman do të agjerojnë në kohë kovidi. Ndonëse fillimisht pati zëra për shtyerjen e agjërimit të muajit të madhërueshëm, një gjë e tillë nuk mund të ndodhte dhe besimtarët do të agjerojnë duke shpresuar se me mbylljen e Ramazanit do të lënë pas edhe këtë sëmundje që po kërcënon njerëzimin. Imam Gëzim Karaj beson me zemër se kështu do të ndodhë.

Hoxha i nderuar shprehet: Islami ka vendosur disa rregulla që njerëzit të ruajnë jetën e tyre dhe një situatë e tille është edhe kjo e sotmja, ku myslimani duhet te kete parasysh kujdesin, distancimin social dhe procedurat e tjera me qëllimin e madh, dhe ky qëllim eshte jeta e njeriut. Kjo gjendje nuk do të zgjasë shumë. Ështe një gjendje e padëshirueshme, pasi ne kerkojmë jetën sociale, duam të takohemi, por sprovat do të kalohen me besimin në Zot. Ne do të qëndrojmë per nje farë kohe në shtepitë tona, ndërkohë që do të punojmë me kujdes maksimal derisa kjo pandemi të largohet dhe më pas të kthehemi në jetën normale.

Besimtari pret këtë muaj me gëzim, e pret këtë muaj me shpresë, këtë muaj e pret me një ndryshim të situatës duke ju lutur Zotit të madh që të zbresë mirësine, të zbresë begatinë e tij dhe ta largoje këtë te keqe nga njerëzimi. Situata të tilla është hera e parë që i ndodhin brezit tonë. Por kjo ne nuk na pengon të agjërojmë, thjesht duhet të bejmë disa të ndryshojmë pak menyrën se si bëjmë adhurimin dhe lutjet tona.

Për herë të parë muaji i Ramazanit do t’i mbajë besimtarët musliman larg dyerve të Zotit, si një masë për tu mbrojtur nga koronavirusi. Keqardhja në radhët e besimtarëve është e madhe, për faktin se do të mungojnë edhe iftarët me miq e shokë, por ruajtja e jetës së njerëzve thotë Imam Karaj është më e rëndësishme.

Hoxha thekson: Besimtari është i këshilluar që të degjojë specialistët sa i përket kësaj epidemie, dhe ka për detyrë të marrë masa për t’u ruajtur dhe për mos dëmtuar askënd. Është qëllim i besimit islam qe çdo mysliman të ruajë jetët e njerëzeve dhe për rrjedhojë, kjo situatë na ka bërë që të ndryshojmë disa gjëra, disa rite në jetën e përditshme të besimtarit si drejtimi ne shtepine e Zotit për namazet. Taravitë janë një e vecantë tjetër e muajit të madhërueshëm të Ramazanit, por që këtë vit nuk do të jetë e mundur falja në xhami por çdo besimtar do të kryejë ritet në shtepi.


Nuk do ta kemi më këtë vit atë jetën sociale që mblidheshin besimtaret në faltoret, në ato tryezat e ushqimit… kjo do të mungojë mjaft për myslimanin, por me besim dhe shpresën në Zot, do t’ia dalim.

Ashtu sikurse të gjithë besimtarët musliman ku muaj shihet me shpresë. Imam Karaj përcjell mesazhin e tij për të gjithë njerëzimin, i cili po përballet me një sprove të vështirë.

Mesazhi jonë është që në fillim të këtij muaji të madh të Ramazanit i urojme te gjithe besimtarëve qe ky muaj qoft muaj i miresive, i begative dhe i lehtesimit te jetes se njerzve dhe largimit te kesaj te keqes. Shpresojme tek Zoti te zbrese miresine dhe normalitetin e shumepritur.

Muaji i madherueshëm i Ramazanit është një nga 5 shtyllat e fesë Islame. Padyshim që këtij viti do ti mungojë falja e Namazit në shesh dhe grupime të shumta besimtarësh por në kushte pandemie nuk shihet alternativë tjetër.

Best Channel ju uron “Agjerim te lehte” “Zoti jua pranoftë lutjet”

Intervistoi Entela Duka / Best Channel

Foto: Arkivi Digjital Elbasan