Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në bashkëpunim me Universitetin e Salentos, Itali dhe Revistën Ndërkombëtare “Aplikimi Mjedisor dhe Shkencor”, organizuan Konferencën Ndërkombëtare “Ndërtimi i qëndrueshmërisë së ekosistemeve ujore nëpërmjet njohurive shkencore”.

Për dy ditë rradhazi në datat 21 dhe 22 tetor 2022, akademikë nga vendi dhe bota, prezantuan rezultatet e punës së tyre hulumtuese, shkëmbyen mendime, këndvështrime e ide të reja kërkimore shkencore.