Zhgënjim dhe tension. Humbja ndaj Interit në finalen e Coppa Italia krijoi më shumë se një humor të keq te Juventusi, jo vetëm te tifozët. Sidomos në një tërbim Pavel Nedved, zëvendëspresident i Juventusit, i cili në bilbilin e fundit zbriti shpejt në dhomën e zhveshjes për të thënë fjalën e tij.

Siç shkruan La Gazzetta dello Sport, tonet ishin shumë të ndezura, çeku diskutoi me trajnerin dhe disa lojtarë me peshë, duke akuzuar skuadrën se nuk ka pasur qëndrimin e duhur gjatë gjithë sezonit dhe gjithashtu ka vënë në dyshim disa zgjedhje të Allegrit, i cili humbi kontrollin në finale dhe u përjashtua.

Diskutimet vazhduan edhe gjatë natës, por këtë herë vetëm mes ekipit drejtues. Humbja u bë shkak për një përballje mjaft të ashpër mes Nedved dhe Andrea Agnellit, në prani të Arrivabene dhe Cherubini.

Sipas Corriere dello Sport Nedved i ka thënë presidentit Agnelli: “Nëse qëndron ai do të largohem unë.”

Rikthimi i Maksit ishte një zgjedhje e presidentit, i cili vazhdon të jetë mbrojtësi i tij më i zjarrtë, ndërsa Nedved, i cili shtyu shkarkimin e tij në 2019, vazhdon të mos jetë i bindur. Priste një kërcim cilësor, edhe në aspektin e lojës, i cili nuk erdhi kurrë.

Allegri ka kontratë deri në vitin 2025 por e ardhmja e tij nuk dihet me siguri dhe javët e ardhshme do të jenë vendimtare.