Ligat evropiane gradualisht po mendojnë për një rikthim në aksion, ku shumë prej tyre kanë një datë zyrtare.
Serie A i ka propozuar një plan qeverisë italiane, ku mendohet që të rikthehet me ndeshje të luajtur nga 13 qershori.
Klubet italiane duan të mbyllin sezonin, jo vetëm në kampionat, por edhe ndeshjet e Kupës për t’i lënë vend Ligës së Kampionëve.
Gjermania udhëheq rrugën, shumë shtet me datë zyrtare
Bundesliga është vendosur të kthehet të shtunën, me pesë ndeshje që do të zhvillohen nga ora 15:30.
Natyrisht që klubet do të kenë një protokoll strikt, shkruan Marca.
Tutje gazeta shkruan se kampionatet si ai në Shqipëri, Austri, Bullgari, Kroaci, Danimarkë, Finlandë, Hungari, Mali i Zi, Norvegji, Poloni, Portugali, Republika Çeke, Serbia dhe Turqia tashmë kanë një datë zyrtare për tu rikthyer.