Corriere dello Sport në edicionin e sotëm analizon situatën e Nicolas Gonzalez (1998). Nesër, kur në Itali do të jetë pasdite vonë, ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në grumbullimin e Ezeizës për t’u bërë një lojtar i Fiorentinës.

Commisso ka përshpejtuar veprimet për të shmangur ndërhyrjen nga Brighton dhe klube të tjera, por argjentinasi gjithmonë ka dashur ekipin vjollcë.

Tarifa e transferimit do të jetë 23 milionë euro plus 4 milionë euro bonuse për Stuttgartin. Sulmuesi do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me pagë 2.5 milionë euro në sezon duke ardhur e duke u rritur.

Sigurisht që nuk do të mungojë presioni për futbollistin 23 vjeçar pasi ai do të bëhet blerja më e shtrenjtë në historinë e Fiorentinës.