Inter dhe Bayern Munchen do të përballen të mërkurën mbrëma në San Siro.

Dy skuadrat e mëdha evropiane gjenden në Grupin C të Ligës së Kampionëve së bashku me Barcelonën dhe Viktoria Plzen.

Për këtë sfidë ka folur portieri i Bayernit dhe njëherit kapiteni i kësaj skuadre Manuel Neuer.

Numri një i bavarezëve është i lumtur që kthehet në San Siro, pasi më parë ka parë ndeshje edhe si tifozë, por edhe është përballur si futbollist me Milanin e Interin.

“Në ‘San Siro’ kam qenë shumë herë, si fëmijë, si lojtarë profesionist, ashtu edhe në rolin e tifozit. Është një stadium që të jep një ndjesi ndryshe. Por kohët ndryshojnë, sot ai ndodhet shumë larg stadiumeve moderne, infrastruktura nuk të paraqet panoramë me ngjyra, përveç kujtimeve. Për Interin mund të flas shumë, jemi përballur shumë herë më ta dhe ka përballje të cilat nuk kanë pasur fund të lumtur. Gjithsesi, vitet dhe skuadrat ndryshojnë. Zikaltrit janë ekip inteligjent, dinë ta ndryshojë skemën shumë shpejt, nëse diçka nuk po funksionon. Besoj se sa më shumë hapësira të krijojmë në zonë, aq më të lehtë do ta kemi t’i shfrytëzojmë dhe t’i kapim në befasi”, – deklaroi Neuer.