Ka rezultuar pozitive me Covid 19 bashkeshortja e kasapit ne Elbasan i cili nje dite me pare rezultoi i prekur nga virusi qe ka mberthyer globin. Nga 5 tamponet e kryer ne familjen e tij, ka rezultuar pozitive vetem bashkeshortja, ndersa femijet jo.

Pritet qe javen e ardhshme familjaret ti nenshtrohen nje tamponi te dyte per te qene te sigurte nese jane prekur nga koronavirus. Menjehere bashkia ka bere dezifektimin e biznesit , baneses si dhe lagjes 11 netori, ne vatren e re tashme te krijuar ne qytetin e Elbasanit. Ndersa tre familjet e para te prekura nga koronavirus ne Elbasan kane pasur kontakte mes tyre familja e kasapit duket se eshte rast krejtesisht i ri. Keshtu specialistet e Ishp ende nuk jane te sigurte per menyren e infektimit.

Aktualisht specialistet e hetimit epidemiologjik jane duke gjurmuar te gjitha kontaktet dhe blerjet qe jane bere prej 10 ditesh ne dyqanin e mishit, duke i keshilluar te veteizolohen. Keshtu numri i te prekurve ne Elbasan ka shkuar ne 10 persona, ndersa pacienti i pare eshte sheruar.

Fotot: Bashkia Elbasan