Siç zbulon La Gazzetta dello Sport, tani jemi në detaje për negociatat mes Interit dhe PSG-së për blerjen e mbrojtësit Milan Skriniar (1995). Klubi italian kërkon 80 milionë euro për lojtarin që i skadon kontrata në vitin 2023, ndërsa parisienët janë rritur nga oferta fillestare prej 50 në 60 milionë euro. Një pikë takimi mund të gjendet shumë shpejt në 65-70.

Superpagë i ofroi lojtarit edhe drejtori i ri sportiv Campos, i cili i propozoi Skriniar të nënshkruante me PSG-në për 7.7 milionë euro neto në vit që me bonuse shkon deri 9.2 milionë euro. (kujtojmë që ai tani fiton 5.4 milionë euro në vit te Interi).

Skriniar nuk ishte aq i bindur për një transferim te Paris Saint Germain sa që, pavarësisht ofertës së lartë ekonomike që mori në nivel personal, do të kishte dashur të vazhdonte me Interin. Një gjë që nuk do të ndodhë, duke qenë se tani si Nerazzurri ashtu edhe ai janë gati të thonë lamtumirë.

Ish-futbollisti I Interit, Achraf Hakimi, i cili pati një telefonatë personale me Skriniar për ta ndihmuar atë t’u thoshte po parisienëverezultoi vendimtare. Futbollisti maroken luajti me mbrojtësin sllovak në vitin e kaluar në drejtimin e Contes dhe tani është duke pritur sërish për një shok skuadre dhe mik të ri për mbrojtjen e PSG.