Rep-artisti  i njohur Noizy, gjatë ditës së shtunë  ka publikuar këngën më të re.

“Digital Love” titullohet projekti i cili është publikuar disa minuta më parë, e që po pëlqehet në masë të madhe.

Për instrumentalin janë përkujdesur producentët DJ Crax Hitsound dhe Rvchet, ndërsa tekstin e ka shkruar vetë artisti.

Me pamje të mrekullueshme të natyrës, Noizy ka shfaqur një histori dashurie në klip, e të cilën e ka mundësuar kompania Sekuencë.