Në një postim të fundit, solisti i NRG Band, Besnik Qaka, ka bërë të ditur se ka lansuar këngën e re.

“Lem met dasht”, titullohet prodhimtaria muzikore, për të cilën është përkujdesur NRG Entertainment, ndërsa tekstin e ka shkruar Qaka.

Për pjesën vizuale, në të cilën shiheshin në një studio muzikore, është përkujdesur Soner Turtulla, Senad Hallaqi dhe Sener Sahko.